8 vite nga humbja e djalit, Flutura Açka: Ka ditë kur dhimbja merr peshën e së padurueshmes

8 vite nga humbja e djalit, Flutura Açka: Ka ditë kur dhimbja merr peshën e së padurueshmes

Shkrimtarja, Flutura Açka ka bërë një rrëfim emocional me rastin e 8-vjetorit të largimit nga jeta të të birit. Ish-deputetja e Partisë Demokratike thotë se tani lufton për fëmijët e të tjerëve edhe pse është keqkuptuar ndonjëherë. Postimi i plotë në Facebook: Ka ditë kur dhimta merr peshën e së padurueshmes. Dhe, në kësi ditësh, é bëj shuk botën, atë botën time dhe é fus në strajcën ku ruajmë gjërat é fundit. Çfarëdo mjeti të zgjedhësh për të ardhur shpejt, asgjë nuk é ka shpejtësinë e kujtimeve, që kanë ngrirë në muzeun e jetës sime vetanake. Kjo, ikja jote, ishte barra e vetme që doja ta mbaja vetëm. Jam kërrusur, por eci. Luftoj për fëmijët é të tjerëve, jam përpjekur të luftoj sipas mënyrës sime....