300 kuota të hapura, Qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim
Nga mësuesit e policët te mjekët apo infermierët te ushtarakët… bashkë me ata që punojnë në Ministrinë e Arsimit e Drejtësisë do mund të marrin kredi pa interesa për të blerë shtëpi. Janë 300 punonjës të administratës publike, përfshirë rrogëtarët në institucionet e varësisë së këtyre ministrive që mund të aplikojnë për të përfituar nga programi i qeverisë. Përzgjedhja e tyre do të bëhet “Ajo çka vërehet në vendimin e qeverisë është edhe tabela pikëzuese që ka një prioritet edhe tabela pikëzuese e cila ka një rëndësi shumë të madhe për këtë proces pasi janë këto tabela që zbërthejnë në një farë mënyre aplikuesit dhe përfituesit”, shpjegon për A2 CNN Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit. Por cilat janë kushtet që duhet...
Burimi:
javanews.al