Skena si në film/ I gjithë kati i parë në flakë, pushuesit që hidheshin nga ballkonet

Skena si në film/ I gjithë kati i parë në flakë, pushuesit që hidheshin nga ballkonet

Zjarrfikësi Luan Kapaj ka folur për zjarrin i cili përfshiu orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ku si pasojë e kësaj u plagosën 6 persona. Gjatë një prononcimi për mediat, Kapaj u shpreh se komplet kati i parë ka qenë në flakë. Ai tha se është dashur që të punohej në dy drejtime, ku të izolohej kati i parë që mos të kalonte zjarri drejt hotelit dhe të bëhej i mundur evakuimi i gjithë banorëve rezidentë në hotel. Zjarrfikësi theksoi se për banorët ishte e pamundur të dilnin nga shkallët dhe u detyruan të hidheshin nga ballkoni. Më tej, ai shtoi se zjarri ka pasur përmasa të mëdha në katin e parë të bar-restorantit dhe për pak mund të ishtë përhapur edhe në kaktin e dytë ku ishte hoteli....