“S’kemi simpati për Putinin në Tiranë, estonezët…”/ Rama batuta me Kristen Michal: Ju solla diellin nga Shqipëria!

“S’kemi simpati për Putinin në Tiranë, estonezët…”/ Rama batuta me Kristen Michal: Ju solla diellin nga Shqipëria!

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot në Estoni, ku do të marrë pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”. Kryeministri Rama është i ftuar në panelin hapës, “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin estonez, Rama u shpreh se Shqipëria pret të mësojë nga Estonia në lidhje...