Skema e subvencioneve në rrezik, keqmenaxhimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR vë në pikëpyetje fondet për fermerët

Skema e subvencioneve në rrezik, keqmenaxhimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR vë në pikëpyetje fondet për fermerët

Rrezikon të dështojë dhënia në kohë e subvencioneve të Skemës Kombëtare 2026 për shkak të keqmenaxhimit mes Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR-së. Edhe pse skema është publikuar prej më shumë se një muaji në Fletoren Zyrtare dhe u prezantua nga ministri Andis Salla si një mbështetje e shtuar për fermerët, procesi vijon të mbetet i bllokuar dhe pa afate të qarta. Prej javësh Ministri Salla zhvillon takime promovuese, ndërkohë që ky i fundit ende nuk ka hartuar udhëzimin që përcakton kriteret e aplikimit. “Në momentin që flasim kemi një VKM për vitin 2026, por nuk ka udhëzim të përbashkët të ministrive. Akoma nuk ka filluar de fakto zbatimi i skemave mbështetëse në ministri .Në fundi e çdo viti duhet të mendohet për skemat pasardhëse mbi...