Skandal në spitalin e Shkodrës/ Dhjetëra pacientëve u refuzohet kryerja e operacioneve
Një skandal është zbuluar ditën e sotme pasi mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës nuk kanë pranuar të realizojnë ndërhyrje kirurgjikale pas ndërprjerjes së energjisë elektrike. Burimet bëjnë me dije se shkak për mosrealizimin e operacioneve është bërë mungesa e gjeneratorit çka ka lënë sallat e operacioneve pa energji elektrike. Për rrjedhojë, mjekët kanë refezuar të kryejnë operacionet në mënyrë që të mos rrezikojnë jetët e pacientëve. Ndërsa bëhet me dije se ndërhyrjet për dhjetëa pacientë janë shtyrë pa një afat të caktuar.
Burimi:
sot.com.al