“Skandal i tmerrshëm financiar”/ Koncerti i Kanye West, Teliti: Ky është një aktivitet privat, qeveria merr buxhetin…

“Skandal i tmerrshëm financiar”/ Koncerti i Kanye West, Teliti: Ky është një aktivitet privat, qeveria merr buxhetin…

I ftuar në nje studio televizive, foli mbi skandalin e financimit me 4.3 milionë euro nga buxheti i shtetit për koncertin e reperit amerikan Kanye West, ku u shpreh se bëhet fjalë për një skandal të përmasave të mëdha financiare dhe për një përdorim të paprecedentë të fondeve publike për një aktivitet privat. Teliti deklaroi se vendimi i qeverisë për të kaluar këto para përmes një akti normativ bie ndesh, me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ligjin Organik të Buxhetit dhe ligjin vjetor të buxhetit. Ai theksoi se përdorimi i Fondit Rezervë të shtetit, i cili sipas tij është krijuar për situata të jashtëzakonshme dhe të paparashikuara, nuk mund të justifikohet për financimin e një koncerti privat. Sipas Telitit, fondi rezervë prej rreth 30 milionë...