Situata me Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: Mbahet peng në kundërshtim me ligjin

Situata me Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: Mbahet peng në kundërshtim me ligjin

Biznesmeni Begjet Pacolli ka ndarë një tjetër reagim lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Pacolli e cilëson situatën si jashtë çdo standardi të shtetit të së drejtës dhe se ky investim strategjik po mbahet peng për muaj të tërë në kundërshtim me ligjin. Postimi i plotë: Ajo që po ndodh sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është një situatë jashtë çdo standardi të shtetit të së drejtës. Është e vështirë të gjendet një precedent ku një investim strategjik i këtij niveli të mbahet peng për muaj të tërë nga persona që veprojnë në kundërshtim me ligjin, ndërsa institucionet përgjegjëse vazhdojnë të mos ndërhyjnë për të rivendosur rendin ligjor. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës vazhdon të mbahet peng...