Situata e ngjarjeve kriminale në shkolla, përfshirë drogën, drejtori i Policisë së Shtetit porosi bluve: Do të penalizoheni nëse nuk hetoni

Situata e ngjarjeve kriminale në shkolla, përfshirë drogën, drejtori i Policisë së Shtetit porosi bluve: Do të penalizoheni nëse nuk hetoni

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar me porositë e tij ndaj vartësve, këtë herë me në fokus shkollat. Policia e Shtetit ka shpërndarë një dokument për të gjitha drejtoritë vendore në vend, ku pranon se situata e drogës dhe armëve të ftohta pranë shkollave është kthyer në problem serioz sigurie. Dokumenti, i firmosur nga Hita, ndalet në ngjarje të ndodhura brenda dhe pranë institucioneve arsimore gjatë vitit shkollor 2024-2025. Nxënësit janë kapur me lëndë narkotike, armë të ftohta dhe sende të tjera të ndaluara, teksa ka pasur raste që kanë pasur pasoja. Në dokument raportohet se strukturat policore nuk kanë siguruar informacion në kohë për shpërndarjen e drogës pranë shkollave, dhe nuk kanë organizuar kontrolle efektive, teksa kanë munguar edhe bashkëpunimi me...