“Sistemi politik prodhon klientelizëm”/ Flet Tabaku: Nuk zgjidhet duke i dhënë sistemit emra si “IA”, “Diella”, AKSHI

“Sistemi politik prodhon klientelizëm”/ Flet Tabaku: Nuk zgjidhet duke i dhënë sistemit emra si “IA”, “Diella”, AKSHI

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur se një pjesë e madhe e tenderave publikë jepen pa konkurrencë të vërtetë. Në një reagim në rrjetin social “X”, Tabaku shkruan se rreth 1 në 2 tendera publikë zhvillohen pa garë reale, ndërsa shumica e fondeve publike përfundojnë tek një numër i kufizuar kompanish që, sipas saj, kanë përfituar prej vitesh nga kontratat shtetërore. Në reagimin e saj, ajo thekson se problemi nuk lidhet me teknologjinë apo sistemet digjitale të prokurimit, por me mungesën e vullnetit politik për konkurrencë të ndershme dhe transparencë. Sipas saj, kur sistemi politik prodhon klientelizëm dhe favorizime, as teknologjia dhe as inteligjenca artificiale nuk mund ta korrigjojnë atë pa reforma të thella në mënyrën e funksionimit të shtetit. Postimi i Jorida Tabakut:...