“Sistemi i burgjeve, kërkon një strukturë të ngritur”/ Ish-prokurori, Beci: 1 mln lekë për të futur një celular në burg

“Sistemi i burgjeve, kërkon një strukturë të ngritur”/ Ish-prokurori, Beci: 1 mln lekë për të futur një celular në burg

Implementimi i regjimit të ashpër “41 bis” në Shqipëri duket se nuk ka arritur të ndalojë aktivitetin kriminal brenda qelive. I ftuar në nje studio televizive, ish prokurori Eugen Beci shprehet se edhe pse qëllimi kryesor i këtij izolimi është shkëputja e personave me rrezikshmëri të lartë nga bashkëpunëtorët e tyre jashtë, realiteti tregon një tablo krejt tjetër të sistemit penitenciar në vend. Sipas tij, të dënuarit jo vetëm që vazhdojnë të komunikojnë pa pengesa me botën e jashtme, por organizojnë trafiqe ndërkombëtare droge dhe japin porosi për vrasje e plagosje direkt nga dhomat e burgut. Beci shton se siguria në burgje ka degraduar deri në atë pikë sa organizohen festa, mbledhje, një kaos i vërtetë, që sipas tij e kthejnë infrastrukturën e vuajtjes së...