Sipërfaqja me ullishte përfshihet nga flakët në Drizë të Fierit, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve
Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat favorizohen nga era e fortë. Operacionit i janë bashkuar dhe banorët e zonës me mjete rrethanore. Fatmirësisht zjarri ndodhet larg qendrës së banuar por banorët thonë se terreni i vështirë për shkak të mungesës së rrugëve në parcela, vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Burimi:
sot.com.al