“Silenciatori”/ Ministri, Lamallari: Asnjë plan kriminal nuk është më i fortë se bashkëpunimi i qytetarëve me policinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përgëzoi sot strukturat e Policisë së Shtetit për finalizimin e operacionit “Silenciatori”, ku një ditë më oarë u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në Sarandë dhe u arrestuan pesë persona. Lamallari theksoi se “falë reagimit në kohë bazuar në të dhëna operative, dy persona u kapën në flagrancë me armë zjarri, silenciator dhe municion, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa kishin zënë pritë për të kryer një atentat”. Ministri nënvizoi se asnjë plan kriminal nuk është më i fortë se bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Shtetit. “Askush dhe asnjë plan kriminal nuk është më i fortë se besimi, pritshmëritë dhe bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Shtetit në misionin e saj të garantimit të sigurisë...
Burimi:
sot.com.al