Siguria Kombëtare, demokracia dhe zhvillimi, janë tri shtyllat e interesit kombëtar
Nga Hisen Berisha Ashtu siç pas pushtetit jo gjithmonë fshihet drejtësia, edhe pas turmës nuk fshihet gjithmonë e vërteta. Protestat janë pjesë legjitime e jetës demokratike kur zhvillohen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që debati publik të mos humbasë fokusin nga zhvillimi ekonomik, investimet strategjike dhe mirëqenia e qytetarëve. Investimi nuk duhet parë si shitje e interesit kombëtar. Investimet, duhen parë si një mekanizëm për zhvillim, punësim dhe rritje ekonomike, për aq kohë sa respektohen ligjet, mbrohet interesi kombëtar dhe publik, si dhe garantohen standardet më të larta të transparencës dhe llogaridhënies. Nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare, zhvillimi ekonomik dhe siguria janë dy dimensione të pandashme të interesit shtetëror. Një shtet i sigurt, me institucione...
Burimi:
ntv.al