Si u arratis 19-vjeçari shqiptar nga kampi i ndalimit në Angli?

Si u arratis 19-vjeçari shqiptar nga kampi i ndalimit në Angli?

Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër ndalimi për emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike Sky News shkruan se lajmi është dhënë nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që autoritetet kanë nisur kërkimet për ta gjetur atë. Arratisja ndodhi më 14 korrik, gjatë transferimit të tij në spital nga Qendra e Ndalimit të Emigracionit Campsfield, në Oxfordshire.  “Mund të konfirmojmë se një person i ndaluar u arratis ndërsa ishte nën eskortë nga Qendra e Ndalimit të Imigracionit Campsfield më 14 korrik 2026. Ne kemi masa të forta për të gjurmuar dhe ndaluar personat që arratisen. Nuk do të ishte e përshtatshme të komentojmë më tej, pasi hetimet janë ende në zhvillim”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Ngjarja vjen më pak se një vit pasi qendra Campsfield u...