“Shumë demokratë janë…”/ Salianji njofton se takimet do të vazhdojnë: Kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin që duan
Një ditë para se PD të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ish-deputeti Ervin Salianji e ka sfiduar kryedemokratin Sali Berisha me një takim me demokratët pranë Sheshit Nënë Tereza në Tiranë. Me qindra demokratë iu bashkuan tubimit të organizuar nga Salianji, i cili nisi me himnin Kombëtar dhe morën fjalën me dhjetëra të pranishëm, një pjesë e të cilëve figura të rëndësishme në PD. I fundit që e mori fjalën ishte Ervin Salianji, i cili deklaroi se qëllimi i lëvizjes së nisur prej tij është fuqizimi i PD-së dhe kthimi i saj në një forcë fituese “PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD forcën më të madhe në këtë vend. Sot shumë demokratë...
Burimi:
sot.com.al