Shuhet pas 24 orësh zjarri në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
Zjarri i rënë mbrëmjen e së premtes në malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, është shuar plotësisht. Operacioni përfundoi pas 24 orësh luftë me flakët, ku u angazhuan 6 automjete zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja u mbështet edhe nga ajri me helikopter. Pavarësisht terrenit të vështirë dhe erës së fortë, puna e forcave në terren rezultoi efektive. Ndërkohë, zjarri që përfshiu malin e Shëngjinit u shkaktua nga një akt i papërgjegjshëm gjatë tentativës për djegien e disa mbeturinave, ndërsa policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin, 57-vjeçarin Bashkim Alija.Ky shtetas dyshohet se më datë 03.07.2026, në vendin e quajtur “Sakë”, në Shëngjin, ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë dhe djegur një...
Burimi:
sot.com.al