Shtyhet gjyqi për kryebashkiakun Kristian Shkreli/ “Kam komunikuar për çështje të tjera puna”, zbardhen deklaratat e dëshmitarëve në seancë
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i dyshuar për korrupsion zgjedhor. Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar deklaratat e dëshmitarëve. Ajo raporton për Top Channel se seanca u shty për të bërë të mundur njoftimin edhe të tre dëshmitarëve të tjerë. Seanca e radhës do të mbahet më 2 prill, në orën 14:00. Dëshmitë nga seanca: “Unë punoj pranë OSHE-së në zonën e Vaut të Dejës. Jam elektricist. Jam në dijeni pjesërisht për remontin. E di se aty është një lagje me rrjet shumë të amortizuar. Na ka thënë shefi që do të jemi te remondi. Kemi bërë punimet sipas linjës; ishte gati 500 metra dhe ishte e amortizuar. Baza materiale, me dijeninë tonë, shtetërore, ka...
Burimi:
top-channel.tv