Shtrëngohet “dara” për Belinda Ballukun, SPAK thellon hetimet për pronat e saj në emër të “prestanomeve”…

Shtrëngohet “dara” për Belinda Ballukun, SPAK thellon hetimet për pronat e saj në emër të “prestanomeve”…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të shtyjë me tre muaj të tjerë afatin e hetimeve ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Hetimet ndaj saj përfshijnë dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera në disa episode të ndryshme. Burime pranë organit të akuzës konfirmuan se në ambientet e SPAK janë thirrur: Erald Elezi, ish-drejtor i KES dhe Gentian Gjyli, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Të dy zyrtarët, të konsideruar si figura të afërta me Ballukun, janë thirrur për t’u njohur zyrtarisht me vendimin për zgjatjen e afateve proceduriale. Sipas prokurorëve, çështja konsiderohet si komplekse për shkak të volumit të lartë dhe numrit të madh të tenderëve që po i nënshtrohen verifikimit. Zgjatja me tre muaj bëhet e mundur bazuar në...