“Shtëpi të blera me paratë e drogës”/ Si ka nisur përplasja mes Altin Dumanit dhe familjes Çela
Përplasja ligjore mes familjes Çela dhe ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, ka kaluar në Itali, ku kompania “Meral SRL” ka depozituar një kallëzim për shpifje ndaj ish-prokurorit të posaçëm, pas një hetimi që çoi në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro. Çështja lidhet me një operacion të zhvilluar vitin e kaluar nga autoritetet shqiptare dhe italiane, ku në kuadër të një hetimi të përbashkët u vendosën masa sigurie ndaj pasurive të kompanisë në Itali. Sipas hetimeve të SPAK, disa prona të zotëruara nga “Meral SRL”, kompani në pronësi të familjes Çela, dyshohej se ishin blerë me të ardhura që mund të kishin burim aktivitete kriminale. Mes pasurive të sekuestruara ishin një kompleks me dhjetëra njësi tregtare dhe zyra në Verona, si dhe...
Burimi:
ntv.al