Shqiptari kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA me një motor uji dhe u fut ‘live’ në Facebook/ Autoritetet e…

Shqiptari kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA me një motor uji dhe u fut ‘live’ në Facebook/ Autoritetet e…

Shqiptari Romeo Bajrami është vënë nën akuzë nga autoritetet federale amerikane për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, pasi dyshohet se kaloi kufirin nga Kanadaja me një motor uji të tipit Sea-Doo, të marrë me qira. Sipas dosjes penale, 40-vjeçari dyshohet se gjatë kalimit të lumit St. Clair ka transmetuar live në Facebook. Mediat e huaja raportojnë se pamjet janë përfshirë në provat e hetimit. Hetimet tregojnë se Bajrami kishte marrë me qira mjetin lundrues në qytetin Sarnia, në Kanada, por nuk e ktheu atë. Pas njoftimit të autoriteteve kanadeze, Garda Bregdetare dhe Patrulla Kufitare amerikane nisën kërkimet, duke e gjetur Sea-Doo-në të braktisur në brigjet e Port Huron, në Miçigan. Gjatë hetimeve, agjentët zbuluan edhe një video publike në Facebook, ku sipas tyre...