Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen/ Rama: Një qeveri s’e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen/ Rama: Një qeveri s’e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur thirrjes së vazhdueshme të protestueseve prej 20 ditësh që të jepte dorëheqje. Në një fjalim nga mbledhja e grupit të PS-së, Rama bëri një krahasim te veprës së Omerit, duke sjellë personazhin e Odisesë. Ai tha se kurrë pushteti nuk do të shkojë në duart e zhurmës. “Më kanë shkruar shumë njerëz sikur kam dhënë përshtypje sikur do të japë dorëheqjen! Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që një turmë të shkojë e të bllokojë aeroportin. Tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skemë, e mbetja e atij grupi ku ka përzierje të hatashme. Vinë njerëz nga Kosova, Maqedonia, për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve! Ulërijnë! Ndërkohë që njerëzit që...