“Qeveria mban peng zgjedhjet”/ PD: Bashkia Rrogozhinë, drejtohet nga krushqia e kryetarit të shkarkuar për korrupsion
Partia Demokratike ka denoncuar sot mbajtjen peng të zgjedhjeve ne Rrogozhinë. Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, tha gjatë një deklaratë për shtyp se kjo “bashki vazhdon të drejtohet nga krushqia e kryetarit të dënuar me burg”. Marash Logu: Në datën 9 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi përfundimisht deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, duke e dënuar me 1 vit burg. Edison Memolla u dënua për ndërhyrjen për të mos i prerë energjinë elektrike një qytetareje të Rrogozhinës, duke premtuar se do t’i paguante ai vetë detyrimet e prapambetura meqenëse ishte koha e fushatën së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Po...
Burimi:
sot.com.al