Shqipëria vijon të digjet/ Ja ku janë vatrat më aktive, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Shqipëria vijon të digjet/ Ja ku janë vatrat më aktive, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Në vendin tonë situata me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Shqetësuese paraqitet situata në disa qarqe: QARKU TIRANË: Në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, vijon monitorimi i vatrës së zjarrit. Në Cikallesh, Kavajë, zjarri i riaktivizuar një ditë më parë vijon të jetë aktiv, por situata nuk paraqitet problematike dhe po menaxhohet nga strukturat zjarrfikëse, pas mbështetjes edhe me mjet ajror të FA-së. Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të vatrave të vogla. QARKU FIER: Në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll. Edhe zjarri që ka avancuar nga Hekali drejt zonës Koilac–Greshicë është nën kontroll. QARKU DURRËS:...