“Shqipëria nuk shitet”/ Sot protesta e 5 kundër projektit në Zvërnec: Rama të japë dorëheqjen
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Grumbullimi i qytetarëve do të bëhet sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme. Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’. Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet. Në kor, protestuesit artikuluan një...
Burimi:
sot.com.al