“Shqipëria kërkon revolucion”/ Nuk ndalet revolta, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi
Vijon protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, teksa protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Gjatë marshimit, qytetarët kanë shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë, duke përsëritur disa prej sloganeve që prej 71 ditësh janë kthyer në refren të protestave. “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” janë ndër thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ashtu si çdo ditë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën dhe marshimet, duke deklaruar se protesta nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat e tyre. Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit u bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen në shesh dhe në protestat e ardhshme.
Burimi:
sot.com.al