Shqipëria një hap larg BE-së! Javën e ardhshme mbyllen tre kapituj të negociatave

Shqipëria një hap larg BE-së! Javën e ardhshme mbyllen tre kapituj të negociatave

Shqipëria pritet të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, duke mbyllur javën e ardhshme tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas agjencisë rajonale të lajmeve DTT, me propozim të presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së, ambasadorët e 27 shteteve anëtare kanë nisur diskutimet për mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi Shkencor), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë). Ky zhvillim vjen pas vlerësimeve pozitive të bëra së fundmi nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, të cilat kanë përgëzuar Shqipërinë për progresin e arritur në reformat që lidhen me procesin e integrimit. Ndërkohë, më 14...