Shqipëria në radarët e DASH, Rubio kërkon raport për ekstremin e majtë
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane në mbarë botën, përfshirë edhe Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, duke u kërkuar të mbledhin informacion mbi grupet e ekstremit të majtë që veprojnë në vendet ku janë të akredituara. Lajmi është bërë i ditur nga “Washington Post”, i cili citon dokumente të brendshme dhe zyrtarë të njohur me nismën. Sipas gazetës amerikane, kabllogrami u është dërguar ambasadave nga Argjentina dhe Meksika deri në Itali dhe Shqipëri, si pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të mbledhur informacion mbi atë që e cilëson si “ringjallje të terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”. Raporti thekson se administrata synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar për këtë çështje. Në këtë kuadër, Sekretari...
Burimi:
sot.com.al