“Shqipëria është në krizë”/ Anëtarja e PD-së: Rama fryn shifrat e mbrojtjes, ndërsa aleatët shohin korrupsionin

“Shqipëria është në krizë”/ Anëtarja e PD-së: Rama fryn shifrat e mbrojtjes, ndërsa aleatët shohin korrupsionin

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, deklaroi në një intervistë televizive se arsyet pse Shqipëria nuk u përzgjodh për të pritur samitin e NATO-s shkojnë shumë përtej çështjes së buxhetit të mbrojtjes. Sipas saj, aleatët janë të vetëdijshëm për problemet e thella politike, institucionale dhe të sigurisë në vend. Harxhi akuzoi qeverinë se ka manipuluar shifrat e shpenzimeve për mbrojtjen dhe se ka dështuar në projektet strategjike, ndërsa theksoi se protestat e zgjatura, kriza politike, problemet në procesin e integrimit europian dhe shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë kanë ndikuar në perceptimin e Shqipërisë nga aleatët e NATO-s. Intervista në studio: Harxhi: Gazeta holandeze duhet të ketë informacion më të saktë sesa gazetat e tjera dhe mediat e tjera, sepse vetë sekretari i...