Shpresa e vetme për të jetuar/ Pensionistët marrin ilaçet borxh me listë
Fletoret e borxheve në farmaci po shndërrohen në një tregues të qartë të vështirësive ekonomike me të cilat përballen shumë familje. Në Korçë, gjithnjë e më shumë qytetarë, veçanërisht pensionistë dhe persona me të ardhura të ulëta, po marrin ilaçet me borxh sepse nuk arrijnë të përballojnë koston e trajtimit. Fenomeni tregon se rritja e çmimeve të barnave dhe kostove të jetesës po ndikon drejtpërdrejt te kujdesi shëndetësor. Shumë pacientë detyrohen të zgjedhin mes blerjes së të gjitha medikamenteve të përshkruara ose plotësimit të nevojave të tjera bazë, si ushqimi dhe pagesat e përditshme. Kjo rrit rrezikun që trajtimet të ndërpriten ose të mos ndiqen sipas rekomandimit të mjekëve. Farmacistët po marrin një rol që shkon përtej shërbimit profesional, duke u bërë shpesh mbështetës të...
Burimi:
ntv.al