Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja
Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar për shkak të shpërthimit të një mjeti, që dyshohet të jetë një bombë e vjetër. Personat, të dy punëtorë, ishin duke bërë riparime në një shtëpi të vjetër në fshatin Grabovë, kur ka ndodhur eksplodimi. Të dëmtuar nga ky shpërthim, sipas të dhënave të para policore kanë mbetur dy punëtorët, që janë dërguar me urgjencë në spital. Të plagosurit janë Mustafa Koçi, 53 vjeç, ku sipas raportimeve të spitalit ai ka dëmtim të lehtë në dorë (djegie) dhe Ervis Bregu, rreth 38 vjeç në gjendje të rëndë. Arma dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba, 68 vjeç, është pronari i shtëpisë. “Rreth...
Burimi:
top-channel.tv