Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, shkaktohen dëme materiale, nuk ka të lënduar

Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, shkaktohen dëme materiale, nuk ka të lënduar

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Krujë, ku një automjet tip Fiat është dëmtuar pasi në të ishte vendosur një sasi tritoli. Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie të zonës, ku dyshohet se është filmuar autori i ngjarjes. Sipas pamjeve paraprake, personi ka vendosur lëndën plasëse pranë automjetit dhe më pas është larguar në këmbë. Autori kishte veshur rroba të errëta, në tentativë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë. Burime nga hetimi bëjnë me dije se sasia e tritolit ka qenë e vogël dhe pista kryesore që po verifikohet është ajo e një konflikti të mëparshëm. Dyshohet se shpërthimi mund të ketë shërbyer si një...