Shpërthim me tritol në Laç, lënda plasëse ishte vendosur në derën e një dyqani
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës (10 maj) në qytetin e Laçit. policia naten Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientin e biznesit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët. Njoftimi: Kurbin/Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje...
Burimi:
sot.com.al