Shpërthim me lëndë plasëse në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë-Krujë, digjet edhe automjeti i tij

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë-Krujë, digjet edhe automjeti i tij

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Zallë, në Fushë-Krujë. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në derën e banesës së shtetasit Ylli Zalla. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe është djegur edhe automjetii Zallës, i cili ishte i parkuar pranë derës. Krujë/Informacion paraprak Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave...