Shpërthejnë dy vatra të mëdha zjarri në Sarandë e Finiq, aktivizohet helikopteri, era favorizon flakët
Dy vatra të mëdha zjarri shpërthyen mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Shelegar bashkia Sarandë dhe në Bregas, bashkia Finiq, të cilat kanë marrë përmasa kjo për shkak të terrenit dhe erës që fryn. Në drejtim të vatrës është nisur edhe mjeti i Delvinës me 3 efektivë si dhe 3 mjete të Finiqit. Aktualisht në terren po operojnë 6 mjete (3finiqi, 2 Delvina,1 Saranda) dhe efektivë. ( 9 Finiqi, 6 Delvina dhe 3 Saranda). Banorë të fshatrave Bregas dhe Shelegar janë bashkuar me ekipet e shpëtimit në terren për të frenuar përhapjen e flakëve, duke luftuar zjarrin me mjete rrethanore në kushtet e një terreni të thyer dhe të vështirë. Madje banorë të Bregasit i erdhën në ndihmë një zjarrfikësi i cili u lëndua...
Burimi:
sot.com.al