Shkrirja e Bashkisë Klos çon në përplasje me Ramën, administrata bojkoton punën
Propozimi i mazhorancës për një ndarje të re territoriale ka shkaktuar reagime dhe kundërshti në disa zona të vendit, ndërsa në Klos qytetarë dhe punonjës të administratës vendore kanë dalë në protestë kundër planit që parashikon shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Në shenjë kundërshtimi ndaj këtij propozimi, administrata e Bashkisë Klos ka vendosur të bojkotojë punën, ndërsa qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për pasojat që, sipas tyre, mund të sjellë ndryshimi i strukturës vendore. Kundërshtitë ndaj ndarjes së re territoriale nuk janë kufizuar vetëm në Klos. Pas protestave të zhvilluara në Poliçan, ku disa qytetarë socialistë dogjën teserat e Partisë Socialiste dhe kreu lokal i kësaj force politike dha dorëheqjen përpara protestuesve, pakënaqësitë kanë vijuar të shfaqen edhe në...
Burimi:
ntv.al