Shkërmoqja e Sistemit dhe rithemelimi i vendit me short, si në Athinën e Lashtë, plani utopik që fshihet pas protestës

Shkërmoqja e Sistemit dhe rithemelimi i vendit me short, si në Athinën e Lashtë, plani utopik që fshihet pas protestës

Dje, për herë të parë, doli në skenë një nga organizatorët e protestës, i cili deri tani kishte mbetur në hije. Bëhet fjalë për Dritan Goxhajn, një figurë komplekse që ka luftuar fillimisht në Kosovë dhe më pas në Luginën e Preshevës si patriot shqiptar kundër serbëve. Një histori personale që shpjegon, të paktën pjesërisht, praninë masive të protestuesve të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.Goxhaj ka punuar për disa vite si specialist i sigurisë ajrore pranë Autoritetit të Aviacionit Civil në Tiranë, por në shtator të vitit 2017 u pushua nga puna nga Belinda Balluku pasi botoi shkrimin “Aviacioni Civil, si bahçe private”. Largimi i tij u justifikua me motivacionin: “Ke thyer etikën zyrtare”. Që prej asaj kohe, megjithëse është ankuar disa herë...