Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit që u vra në Rinas, burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Gjykata e Tiranës ka dënuar dy ish zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ish-drejtorin Artjol Saliasi dhe Gëzim Salën për shpërdorim detyre. Togat e zeza i kanë dënuar të dy ish-zyrtarët me nga 9 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke u konvertuar përfundimisht në 6 muaj heqje lirie. Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove. Dy ish-zyrtarët e AMP-së u hetuan pas dyshimeve se nuk kishin respektuar ligjin gjatë procedurës së ndjekur për punësimin në këtë agjenci të Muçi Shaljanit, i cili u vra në atentatin e Rinasit në nëntor të vitit të kaluar. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Saliasi dhe Sala...
Burimi:
gijotina.com