Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën…

Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën…

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të drejtë shkaqet e ngritura në ankimin e prokurores së Kukësit, Rita Gjati lidhur me cënimin e procesit të rregullt ligjor nga Komisioni, për profesionalizmin, si dhe një pjesë të pretendimeve të saj për pasurinë. Megjithatë, mbeti në fuqi konkluzioni përfundimtar për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë e të figurës, nga për rrjedhojë edhe shkarkimi i saj nga detyra. Prokurorja Rita Gjati u shkarkua më 19 mars të vitit 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi u konkluduan probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Sipas KPK, subjekti ka kryer fshehje të pasurisë, ka kryer deklarim rremë, të pasaktë, të paplotë dhe të pamjaftueshëm të...