Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm
Shkarkimet nga 3 hidrocentralet në kaskadën e Drinit kanë përmbytur zonën e Obotit në Qarkun e Shkodrës. Sipas njoftimeve zyrtare, në Obot është evidentuar prezencë e madhe e ujit, kryesisht në tokat bujqësore në Obot, ndërsa niveli i ujit arrin deri në 50 cm, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve të vogla në aksin që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore. Gjithashtu për shkak të motit të keq, në akset rrugore malore ka probleme me qarkullimin, ndërsa në terren ndodhen borëpastrueset. Njoftimi i plotë: Prefektura e Qarkut informon mbi situatën aktuale në territorin e Shkodër dhe njësitë përreth, si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shtuara në kaskadën e Drinit gjatë 24 orëve të fundit. Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se pas monitorimit...
Burimi:
gijotina.com