Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura jashtë vendit, përfundon në pranga 39-vjeçari në Lezhë

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura jashtë vendit, përfundon në pranga 39-vjeçari në Lezhë

Një 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi dyshohet se shiste në argjendarinë e tij bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, të cilat dyshohet se ishin të vjedhura jashtë shtetit dhe të kontrabanduara në Shqipëri. Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. M., 39 vjeç, banues në Lezhë. Sipas policisë, ai siguronte dhe shiste në subjektin e tij sende me vlerë, për të cilat dyshohet se nuk kishte dokumentacion që provonte origjinën e tyre. Gjatë kontrollit në argjendarinë e tij, uniformat blu sekuestruan si prova materiale, 133 ora dore të markave luksoze, pa dokumentacion...