Shiste kokainë në kryeqytet, arrestohet 51-vjeçari/ Furnizonte edhe personat e tjerë që bënin shpërndarjen

Shiste kokainë në kryeqytet, arrestohet 51-vjeçari/ Furnizonte edhe personat e tjerë që bënin shpërndarjen

Një 51-vjeçar është arrestuar pasi shiste kokainë në kryeqytet, por gjithashtu furnizonte edhe shpërndarësit e tjerë. Policia ka sekuestruar 811 gramë kokainë dhe shpërndarja bëhej në doza në zona të ndryshme të Tiranës. “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”. Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 51 vjeç. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan këtë shtetas...