Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë
Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në doza. I mituri u kap në rrugën “Jordan Misja”, ku gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi mbi 300 doza të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, të përgatitura për shitje. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe dy telefona celularë. Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hideaway”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen mbi 300 doza të...
Burimi:
gijotina.com