Shisnin kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar! Sekuestrohen mbi 400 gramë kokainë, 2 peshore, para dhe 4 celularë

Shisnin kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar! Sekuestrohen mbi 400 gramë kokainë, 2 peshore, para dhe 4 celularë

Katër qytetarë janë arrestuar në Tiranë për shitje kokaine. Policia ka sekuestruar në total mbi 400 gramë kokainë, 2 peshore elektronike, para dhe 4 celularë. Tre prej këtyre personave janë arrestuar në Rrugën e Kavajës. Ata shisnin kryesisht në zonën e “Ish-parkut” dhe “Brrylit.” Policia u ka sekuestruar 350 gramë kokainë dhe peshoret. Një 32-vjeçari i janë sekuestruar mbi 220 doza të lëndës narkotike dhe para, në vendin ku punonte. Njoftimi i plotë: Tiranë/Finalizohet faza e 4-t e operacionit të koduar “Zonat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 4 shtetas që shitnin lëndë narkotike Kokainë, në zona të ndryshme në Tiranë. Sekuestrohen mbi 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë (një pjesë e ndarë në mbi 200 doza),...