Sherri në Sarandë/ I plagosuri rrezikon të humbasë syrin/ Autori shtrohet në Psikiatri, dyshohet…
Një grindje për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e së mërkurës (4 shkurt), në Sarandë. 45-vjeçari Gëzim Preçi, lindur në Tiranë por me banim në Lezhë, pas një grindjeje të momentit, dyshohet se pa asnjë motiv, ka goditur me grushte dhe sende të forta 48-vjeçarin Gentjan Mustafa, banor i Shelegarit. Nga persona të ndodhur prezent në ngjarje është bërë transportimi i 48-vjeçarit në urgjencën e spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, mësohet se goditja me sende të forta e 48-vjeçarit Gentjan Mustafa ishte e rëndë. Goditja ishte poshtë syrit dhe për rrjedhojë i ishte thyer kocka, njëherazi nga goditja pati edhe hemorragji të syrit. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, 48-vjeçari Gentjan Mustafa është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Traumës...
Burimi:
sot.com.al