Sherr mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, plagoset me thikë një prej tyre, arratiset autori

Sherr mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, plagoset me thikë një prej tyre, arratiset autori

Një konflikt mes dy të rinjve ka degjeneruar në dhunë në ambientet e një lavazhi në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve paraprake, përplasja verbale mes tyre ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Eldi Gremi, 35 vjeç, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Njoftimi i policisë Rreth orës 11:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës...