Sherr me sende të forta në Tepelenë, 3 të plagosur
Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Tepelenës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e goditjeve me sende të forta. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 00:30. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta mes disa personave, ndërsa të dëmtuar kanë mbetur shtetasit A. B., 39 vjeç, E. B., 41 vjeç, vëllezër, si dhe M. B., 46 vjeç, djali i xhaxhait të tyre. Të tre janë banues në Tepelenë. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë...
Burimi:
argjiroja.net