Sherr masiv në burgun e Vlorës: Pesë persona godasin të paraburgosurin

Sherr masiv në burgun e Vlorës: Pesë persona godasin të paraburgosurin

Dhunohet në paraburgimin e Vlorës Eduard Alikaj, i cili ishte në pritje të ekstradimit. Ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike. Alikaj dyshohet se është goditur nga pesë persona të tjerë të paraburgosur. Mësohet se i dëmtuari ka marrë goditje në fytyrë, ndërsa pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është rikthyer në paraburgim. Eduard Alikaj ndodhet ende në paraburgimin e Vlorës, ndërsa pesë personat e përfshirë në konflikt pritet të transferohen.