Sherr fizik mes të rinjve, njëri prej tyre përfundon në spital
Një konflikt për motive banale ka ndodhur këtë të mërkurë pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, ndërsa një person i dhunuar përfundoi në spitalin rajonal. Ndërhyrja e shpejtë e forcave Shqiponja çoi në kapjen e autorit të dyshuar. Dy djem janë konfliktuar verbalisht dhe më pas sherri ka vijuar jashtë në rrugë duke degjeneruar në përdorimin e dhunës.
Burimi:
ntv.al