SHËNDETËSIA “FALAS”, POR SHQIPTARËT VAZHDOJNË TË PAGUAJNË NGA XHEPI/ RAPORTI I RI QË NGRI PYETJE PËR SISTEMIN
Në letër, sistemi publik shqiptar synon të garantojë akses të gjerë në kujdesin shëndetësor, ndërsa për vitin 2026 qeveria ka vendosur në dispozicion miliarda lekë për spitale, barna, analiza dhe shërbime mjekësore. Por një raport i ri i Bankës Botërore ngre një pyetje që prek drejtpërdrejt çdo familje shqiptare: Nëse sistemi financohet nga buxheti dhe sigurimet shëndetësore, pse qytetarët vazhdojnë të paguajnë një pjesë kaq të konsiderueshme të kujdesit shëndetësor nga xhepi i tyre? Raporti i Bankës Botërore, i publikuar më 9 korrik 2026 dhe i fokusuar posaçërisht te financimi, eficienca dhe cilësia e shëndetësisë shqiptare, evidenton se pagesat direkte nga qytetarët kanë rënë ndër vite, por ende përbëjnë rreth 27% të totalit të shpenzimeve shëndetësore në vend. Kjo do të thotë se, për çdo...
Burimi:
ntv.al